Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook e ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për shpalljen e Abetares së unifikuar me Kosovën.
Në këtë postim, Berisha e ka publikuar fotografinë e vitit 2012 ku bashkë me ish kryeministrin Hashim Thaçi e patën përuruar Abetaren e unifikuar.
Postimi i plotë:
Një mashtrues ordiner!
Edi Rama mashtroi mbrëmë dhe shpalli si suksesin e trilluar të radhës: Unifikim e Abetares me Kosovën.
E vërteta Unifikimi i Abetares me Kosovën, domethënë, Abetarja e Përbashkët me Kosovën e autorëve, Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjokutaj, është bërë në Prizren më 17/5/2012, në prani të kryeministrave të dy vendeve, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Abetarja e Përbashkët u vlerësua si “Margaritari” në kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Këtu më poshtë keni linkun e ceremonisë së zhvilluar në Prizren më dt 17/5/2012, por edhe falsifikimin e paskrupullt që i bëri Edi Rama kësaj ngjarje mbrëmë. sb