Home Rozë 14 minuta duartrokitje për filmin “Blonde”

14 minuta duartrokitje për filmin “Blonde”

0
14 minuta duartrokitje për filmin “Blonde”

Gjatë premierës së filmit biografik të Marilyn Monroe, “Blonde”, aktorja Ana de Armas u emocionua dhe shpërtheu në lot në Festivalin e Filmit në Venecia. 

Filmi u duartrokit për 14 minuta, gjë që bëri që aktorët kryesorë, Ana dhe Adrien Bradi, i cili luan ish-burrin e Monroe në film, të përloteshin.

Kritiku i The Telegraf, Robin Kollin, vlerësoi filmin me katër yje. Duke u ndalur te kritikat se Ana do të përdorte theksin e saj natyral në rol, ai vlerësoi aktoren për interpretimin e Monroe me përpikmëri të jashtëzakonshme. 

Filmi “Blonde” me producent Bratt Pitt, u përshtat nga romani i Joyce Carol Oates me të njëjtin emër, dhe pritet të dal në Netflix më 28 Shtator.

Exit mobile version