Home Lajme Zyrtarja e LDK-së kritikon Vjosa Osmanin, kërkon që ambasadori Berishaj të pezullohet nga pozita

Zyrtarja e LDK-së kritikon Vjosa Osmanin, kërkon që ambasadori Berishaj të pezullohet nga pozita

0
Zyrtarja e LDK-së kritikon Vjosa Osmanin, kërkon që ambasadori Berishaj të pezullohet nga pozita

Anëtarja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se presidentja Vjosa Osmani është munduar të jap “verdiktin e së vërtetës” në rastin e ambasadorit Martin Berishaj që u përfshi në një skandal financiar.

Osmani doli në mbrojtje të Berishajt, ndërkohë që opozita kërkoi shkarkimin e tij. Halimi thotë se më e pakta që mund të bëhet, është që ai të pezullohet nga pozita deri në një zbardhje të rastit.

“Në kohën e fundit kemi pasur deklarata joprofesionale. Menjëherë janë munduar të japin verdiktin e së vërtetës. Faktikisht që ajo nuk është e vërtetë pasi ka një besim absulout ndaj njerëzve të tyre. Unë mendoj që edhe vet presidentes do t’i bëhej mirë, rolit të saj dhe pozitës së saj, që përkohësisht të pezullohej pozita e tij deri sa të zbardhet ajo që ka ndodhur”, tha ajo.

“Natyrisht që presidentja është e heshtur në shumicën e situatave që po krijohen. Për shkak të rrugëtimit të tyre të përbashkët që erdhën në pozitat kyce të shtetit. Nuk e di pse presidentja nuk e luan rolin e saj kushtetues. Mendoj që patjetër se ajo për të ruajtur imazhin e Kosovës, duhet të merret me gjëra që janë brenda mandatit të saj”, shtoi Halimi. 

Exit mobile version