Home Lajme Zyrtarja e aeroportit lejoi kalimin me checking online, Policia jep detaje për rastin

Zyrtarja e aeroportit lejoi kalimin me checking online, Policia jep detaje për rastin

0

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Bëhet fjalë për një rast të ndodhur së fundi në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë, thuhet se punëtorja e aeroportit ka lejuar kalimin vetëm me checking online pa bordinga fizike, të tri udhëtareve me pasaporta të Shqipërisë dhe lejeqëndrim të Mbretërisë së Bashkuar.

“ANP-së, Adem Jashari 28.07.2022 – 13:00.  Më 08.08.2022 është raportuar se dy të dyshuara femra kosovare punëtore në ANP-së, kanë lejuar tri udhëtare nga R. Shqipëria me pasaporta të R. Shqipërisë  me leje qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar të kalojnë në dalje vetëm me cheking online pa bordinga fizike”.

Exit mobile version