Home Lajme Zyrtari policor dyshohet se vrau vëllain e tij 65-vjeçar në fshatin Gushtericë të Graçanicës

Zyrtari policor dyshohet se vrau vëllain e tij 65-vjeçar në fshatin Gushtericë të Graçanicës

0

Në rrugën “Prote Leandrova” rrallë mund të ketë pasur në një vend kaq shumë zyrtarë policor.

Kjo për shkak se këtu në fshatin Gushtericë të Graçanicës dyshohet se një koleg i tyre, pra një polic ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij të moshës 65 vjeçare.

Sipas burimeve të T7, viktima ka qenë moshës rreth 65vjeçare me iniciale, Th.Sh, kurse dorasi, 60-vejçar me iniciale M.Sh

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilëve vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendngjarje.  

Tutje, nga komunikata e polcisë është njoftuar se zyratari policor i cili dyshohet se e privoi nga jeta vëllain e tij, është arrestuar.

Deri më tani zyrtarisht nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjes.

Exit mobile version