Home Lajme Zyrtarët e PDK-së shkojnë në Qirez të Skenderajt, kjo është arsyeja

Zyrtarët e PDK-së shkojnë në Qirez të Skenderajt, kjo është arsyeja

0
Zyrtarët e PDK-së shkojnë në Qirez të Skenderajt, kjo është arsyeja

Për nder të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, por edhe në prag të përvjetorit të 24-të të Betejës së Qirezit e Likoshanit, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Fadil Nura, nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku, komandantët Jetullah e Xhevahir Geci dhe deputetet Blerta Deliu e Ganimete Musliu vizituam familjet Sejdiu e Rexhepi në Qirez.

“Baca Sheremet Sejdiu i fali Kosovës 4 djemtë e tij kurse baca Brahim i dha lirisë së Kosovës 2 dëshmorë. Kontributi i këtyre familjeve dhe i të gjitha familjeve të tjera për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i paharrueshëm dhe do të kujtohet e nderohet gjithmonë. Nder e respekt përjetë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Exit mobile version