Home Sport Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Vllaznia

Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Vllaznia

0
Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Vllaznia

Mesfushori prishtinas, Lorik Boshnjaku do të luajë te Vllaznia e Shkodrës.

Loriku mbrëmë njoftoi për largimin e tij pas shtatë vitesh nga ekipi i Prishtinës.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Shqipëria për dy sezone të ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi në faqen e tyre zyrtare.

“VLLAZNIA FIRMOS ME FUTBOLLISTIN LORIK BOSHNJAKU

KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Për 7 vite me rradhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë. Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu”.

Exit mobile version