![Zyrtare: Lewandowski lojtari më i ri i Barcelonës Zyrtare: Lewandowski lojtari më i ri i Barcelonës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/lewa-2.jpg)
Tashmë edhe zyrtarisht Robert Lewandowski është lojtari më i ri i Barcelonës.
Pas shumë takimesh në mes drejtuesve të Bayern Munich dhe ekipit të Barcelonës, është arritur një marrëveshje për sulmuesin.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ekipi i Xavi Hernandez në faqen e tyre, duke njoftuar se është arritur marrëveshja me klubin bavarezë për transferimin e Lewandowskit.
Dëshira e yllit polak ishte vetëm ekipi katalanas, pasi ai ishte i vërshuar nga ofertat.
Shuma që thuhet se ekipi i Barçës kanë paguar për sulmuesin është 50 milionë euro.
Ndërsa, ai pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin.