Fulhami e ka zyrtarizuar blerjen e re.
Bëhet fjalë për Issa Diop i cili nënshkroi gjatë ditës së sotme një kontratë pesëvjeçare me londinezët.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Diop u transferua nga skuadra e West Hamit, për shumën e 15 milionë eurove, pa i llogaritur shtesat.