![Zyrtare: Di Maria kalon te Juventusi Zyrtare: Di Maria kalon te Juventusi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/angel.jpg)
Angel Di Maria tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Juventusit.
Di Maria është lojtari më i ri i ‘Zonjës së Vjetër’.
Ai u transferuar drejt ‘Allianz Stadium’ si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain.
Disa ekipe ishin pas argjentinasit, por ai në fund zgjodhi ekipin nga Torino.
Anësori fillimisht ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me ‘Zonjën e Vjetër’, por me mundësi edhe një vit shtesë.
Paga që thuhet se do të marrë Di Maria është shtatë milionë euro për sezon.