Home Sport Zyrtare: Atletico Madrid nënshkruan me Nahuel Mollina

Zyrtare: Atletico Madrid nënshkruan me Nahuel Mollina

0
Zyrtare: Atletico Madrid nënshkruan me Nahuel Mollina

Mbrojtësi argjentinas, Mollina është lojtar i Atletico Madrid.

Skuadra e Atletico Madrid ka njoftuar për zyrtarizimin e marrëveshjes me lojtarin e Udinese, Mollina, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Mollina ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Diego Simeone.

Lojtari i ka kaluar dy sezonet e fundit në Serie A me skuadrën e Udinese, ku ka luajtur 68 ndeshje.

Në këto 68 ndeshje, Mollina ka shënuar 10 gola dhe ka shtuar shtatë asistime.

Argjentinasi luan si mbrojtës krahu dhe mund të aktivizohet në të dy krahët.

Exit mobile version