Home Lajme Zyba i VV-së i del në mbrojtje Muratit, tregon kush duhet ta mbrojë UÇK-në

Zyba i VV-së i del në mbrojtje Muratit, tregon kush duhet ta mbrojë UÇK-në

0

Deputeti i VV-së, Salih Zyba i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij, ministrit Hekuran Murati pas kritikave ndaj tij për fyerjet që në të kaluarën ai ia kishte bërë veteranëve të UÇK-së, e të cilat dolën në shesh këtyre ditëve të fundit.

Zyba me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sipas tij, do të duhej të ekzistonte zell për ta mbrojtur UÇK-në nga keqpërdoruesit.

“E po të kishe ekzistuar zelli, por ama i sinqertë, për të lartësuar misionin e UÇK-së shumë gjëra që e kanë dëmtuar shtetin tonë, nuk do të kishin ndodhë”, ka shkruar ai.

“Aktorët janë të njëjtë, keqpërdorues në emër të UÇK-së në të dy rastet. Dje për të marrë e mbajtur pushtetin abuziv. Sot për të bërë opozitën e lodhtë”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Zybës:

Po të kishte ekzistuar gjithë ky zell, por i sinqertë, për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftën e saj ndaj armiqve të jashtëm dhe keqpërdoruesve të brendshëm shumë gjëra që e kanë dëmtuar UÇK-në dhe vlerën e saj nuk do të kishin ndodhë. E po të kishe ekzistuar zelli, por ama i sinqertë, për të lartësuar misionin e UÇK-së shumë gjëra që e kanë dëmtuar shtetin tonë, nuk do të kishin ndodhë. Aktorët janë të njëjtë, keqpërdorues në emër të UÇK-së në të dy rastet. Dje për të marrë e mbajtur pushtetin abuziv. Sot për të bërë opozitën e lodhtë.

Exit mobile version