Home Ballina “Zotëriu i parë” i referohet mediave ashtu siç prokurorët e Gjykatës Speciale i referohen UÇK-së

“Zotëriu i parë” i referohet mediave ashtu siç prokurorët e Gjykatës Speciale i referohen UÇK-së

0
“Zotëriu i parë” i referohet mediave ashtu siç prokurorët e Gjykatës Speciale i referohen UÇK-së

Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, zgjodhi që sonte të sulmojë mediat në një formë agresive, duke i quajtur ato “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Reagimi i tij me nervozizëm ndaj mediave erdhi vetëm pasi që këto të fundit publikuan shpenzimet e Osmanit për naftë, gjatë kohës që ishte deputete.

Osmani, për katër vite shpenzoi katër mijë euro, ndonëse jeton në Prishtinë.

“Kur perfaqesuesit e Ndermarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne”, shkruajti Sadriu.

Mirëpo shprehja “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” nuk është diçka e padëgjuar në publik.

Së fundmi, kjo është shprehja e përdorur nga Prokurorët e Speciales për krerët e UÇK-së, dhe UÇK-në në tërësi.

Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale përdoret si formë përgjegjësie në lëminë ligjore ndërkombëtare në Gjykatat për krime lufte.

Ndryshe, Prindon Sadriu, aktualisht është edhe ushtar edhe diplomat.

Ai përveç që është pjesëtar rezervë i FSK-së, është edhe ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Shkup.

Pritet të shihet nëse AGK apo organizata tjera do të reagojnë ndaj kësaj gjuhe linçuese dhe fyese të “zotëriut të parë” karshi mediave.

Exit mobile version