Njohësi i rrethanave politike, Petrit Zogaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj grevistëve në sektorin publik, të cilët kërcënuan me mos-dhënie të pagave gjatë periudhës së grevave.
Zogaj ka deklaruar në ‘Facebook’-un e tij se nga slogani “Drejtësi dhe Punësim”, Qeveria Kurti është kthyer në ndërmarrje shtetërore për kërcënim dhe shtypje të grevistëve.
Ai e ka quajtur “dështim spektakolar” më pak se dy vitet e qeverisjes së kësaj nomenklature, me Albin Kurtin në krye.
“Nga slogani “Drejtesi dhe Punesim” ne ndermarrje shteterore per kercnim dhe shtypje te grevisteve. Sepse, gjithcka tjeter po i shkon suksesshem sipas planit, vetem keta greviste po ia prishin imazhin kesaj qeverie. Cfare deshtimi spektakolar ne me pak se dy vjet”, ka shkruar ai.