Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, te gruaja që mbrëmë solli në jetë fëmijën e parë për vitin 2023.
Zogaj ka thënë se “nëna e përgjakur, u detyrua të bëjë foto me kryeministrin e ministrin.”
“Mbi femiun e sapo ardhur ne kete bote, qendrojne dy burra te panjohur, pa asnje lidhje familjare, pa mbrojtje e pa maska dhe shkrepin nje foto te buzqeshur.” – ka shkruar ai.
Tutje, Zogaj, ka thënë se në atë dhomë, ndodhej së paku një fotograf, “që kishte shqetësim si të gjejë pozicionin më të favorshëm për të bërë një fotografi të mirë”.
“Brenda ne ate dhome, gjendet se paku nje fotograf, i cili shqetesimin e vetem ka se si me e gjete nje pozicion me te favorshem, per te bere nje fotografi te mire per keta dy politikane, te cilet shqetesim kane se si do te duken ne fotografine qe do ta postojne ne facebook.” – ka shkruar ai.