![Zhvillimet në veri: Osmani takon shefin e EULEX-it, dalin detaje nga biseda mes tyre Zhvillimet në veri: Osmani takon shefin e EULEX-it, dalin detaje nga biseda mes tyre](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/08_11_2022_2301591__VXH9245_copy.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar, Wigemark.
Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi për media nga zyra e presidencës.
Siç është njoftuar ,temë diskutimi e takimit kanë qenë zhvillimet e fundit në veri.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Presidenca tutje ka thënë se Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.