Home Lajme Zhvillimet e dialogut: Lajçak vjen sot në Kosovë, takohet me Kurtin

Zhvillimet e dialogut: Lajçak vjen sot në Kosovë, takohet me Kurtin

0
Zhvillimet e dialogut: Lajçak vjen sot në Kosovë, takohet me Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot në Kosovë.

Ai do të zhvillojë një takim me të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë ka njoftuar edhe vet zyra e kryeministrit.

Takimi do të zhvillohet në orën 14:00.

Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

Exit mobile version