Home Ballina ‘Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse do Kurti’

‘Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse do Kurti’

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të ketë shumë shpejt zgjedhje, e në lidhje me këtë, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk është i inkuadruar as në bisedime për këtë çështje.

I pyetur se a mendon se ka rrethana që të bjerë Qeveria Kurti në vjeshtë, Haliti u përgjigj duke thënë se “ka rrethana në qoftë se Kurti do”.

“Nuk jam i inkuadruar as në bisedime për me rrëzu Qeveri, as me ngrit Qeveri. Sidoqoftë partitë opozitare tona herët mendojnë me rrëzu qeverinë përkatëse, veçanërisht kur nuk ka bashkëpunim të mirëfilltë. Ka rrethana në qoftë se Kurti do me rrëzu. Varet nga Kurti”, ka deklaruar Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Exit mobile version