Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare është deklaruar rreth situatës së shëndetësisë në Kosovës, duke thënë se, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, s’ka vizion e as plan pune.
Tendenca për të mbuluar çdo dështim, për të ekzagjeruar çdo dështim por edhe për të insistuar në diçka që ka qenë problematike në Kosovë dhe në udhëheqjen e tre viteve të kësaj qeverie, kuptimin e plotë të mandateve si ministër i shëndetësisë, është faqja e zezë me u mundu me mbulu atë çfarë po ndodhë në këtë sektor. Qeveria Kurti s’ka vizion, s’ka plan pune dhe është treguar se s’ka aftësi për të menagjuar në sistemin e shëndetësisë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.
Më tej, ai ka thënë se kryeministri ka caktuar një ministër që nuk kishte njohuri bazike të shëndetësisë në Kosovë.
“Njërin minister e ka larguar në pikun e pandemisë verore që të fitojë pushtet. Ministri i parë i dështuar që u largua nga pozita e ministrit për të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës kur ka pas shifra alarmante të vdekjeve nga COVID-19… Pastaj, Kurti caktoj një ministër që nuk kishte njohuri bazike të shëndetësisë në Kosovë, këtë e kuptojë vetëm pasi e la detyrën”, ka thënë Zemaj