Home Lajme Zemaj kërkon shkarkimin dhe dënimin e personave të përfshirë në rastin në Spitalin e Pejës: Përgjegjës është Kurti

Zemaj kërkon shkarkimin dhe dënimin e personave të përfshirë në rastin në Spitalin e Pejës: Përgjegjës është Kurti

0
Zemaj kërkon shkarkimin dhe dënimin e personave të përfshirë në rastin në Spitalin e Pejës: Përgjegjës është Kurti

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën ën rastin e ndodhur në Spitalin e Pjesë, ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.

Sipas tij, ky rast tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e Shëndetësisë.

Deputeti i LDK-së tha se kryeministri Albin Kurti është përgjegjës, duke e quajtur atë të vetëemëruar ministër të Shëndetësisë.

Sipas tij, 300  mjekë e kanë lëshuar vendin këto 2 vjet dhe se vetëm 5% e buxhetit për investime është shfrytëzuar në shëndetësi, raporton EO.

“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur”.

“Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur”.

“Përgjegjës është Kurti si i vetëemëruar, ministër i Shëndetësisë. Dorëheqje morale atyre që nuk janë drejtpërdrejtë”.

“Kemi më shumë se 300 mjekë që kanë ikur në këto 2 vite. Vetëm 5% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar në shëndetësi”.

Exit mobile version