Home Lajme Botë Zelensky: Situata në front është e dhimbshme, të gjithë duhet të jenë të përgatitur

Zelensky: Situata në front është e dhimbshme, të gjithë duhet të jenë të përgatitur

0
Zelensky: Situata në front është e dhimbshme, të gjithë duhet të jenë të përgatitur

Presidenti ukrainas Zelensky tha se situata në vijat e para të Bakhmutit, Kreminës dhe zonave të tjera në rajonin lindor të Donbasit është e vështirë dhe e dhimbshme.

“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Banorët po shpenzojnë të gjitha burimet në dispozicion të tyre – dhe këto janë burime të rëndësishme – për të marrë të paktën një përparim”, tha ai në fjalimin e tij të natës të hënën.

Ai falënderoi punonjësit që punuan në prag të Krishtlindjeve dhe ditën e Krishtlindjeve për të rikthyer energjinë në pjesë të ndryshme të vendit. Ai tha se ndërkohë që ka ende disa ndërprerje, situata është duke u përmirësuar.

Ndeshja filloi mirë për Arsenalin, duke gjetur golin në minutën e 5’.

Ishte Bukyao Saka që shënoi, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 27’ ishin mysafirët që realizuan nga penalltia me Mohamed Said Benrahm.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të West Ham.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtë nga lideri i Premier Ligës, Arsenali pasi shënuan plot tri herë.

Pas një asistimi të bukur nga Martin Odegaard, në minutën e 53’ Saka realizoi dhe barazoi shifrat 1:1.

Pesë minuta më vonë ishte Marrtinelli që i dha epërsinë ‘Topçinjëve’, pas asistimit të Granit Xhakës.

Për rezultatin final 3:1 u përkujdes Eddie Nketiah i cili shënoi mjeshtërisht në minutën e 69’.

Ndeshja solli edhe raste të tjera shënimi nga vendasit, por jo edhe gola.

Pas kësaj fitore Arsenal mban vendin e parë në Premier Ligë me 40 pikë.

Kurse, West Ham pozicionohet në vendin e 16 me 14 pikë.

 

Exit mobile version