Home Lajme Botë Zelensky ka një kërkesë specifike për Holandën

Zelensky ka një kërkesë specifike për Holandën

0
Zelensky ka një kërkesë specifike për Holandën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kërkoi sot (e enjte) parlamentit holandez armë, ndihmë për rindërtim dhe ndalimin e çdo biznesi me Rusinë, si kundërpërgjigje të pushtimit të vendit të tij.

“Duhen sanksione më të forta në mënyrë që Rusia të mos ketë një shans për ta vazhduar më tej këtë luftë në Evropë”, u tha ai ligjvënësve përmes video-lidhjes.

“Ndaloni të gjitha tregtitë me Rusinë”, tha Zelensky.

Zelenskiy tha se Holanda duhet “të jetë e përgatitur të ndalojë energjinë nga Rusia në mënyrë që të mos paguan miliarda për luftën”.

Rreth 20% e gazit natyror holandez vjen nga Rusia, e cila është bërë një partner tregtar gjithnjë e më i rëndësishëm për Holandën vitet e fundit./REL

Exit mobile version