Home Lajme Zelensky hedh poshtë akuzat se është arratisur nga Ukraina, thotë se është ende në Kiev

Zelensky hedh poshtë akuzat se është arratisur nga Ukraina, thotë se është ende në Kiev

0
Zelensky hedh poshtë akuzat se është arratisur nga Ukraina, thotë se është ende në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë akuzat se është arratisur nga vendi teksa bën të ditur se është duke qëndruar në Kiev.

Zelensky thotë se gjendet në zyrën e tij dhe se s’ka ikur pasi ka punë për të bërë, shkruan CNN.

“Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur diku – kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi duke punuar”, tha Zelensky.

“Na pëlqen vrapimi, por tani nuk kemi kohë për këtë, as për ushtrime të ndryshme kardio”, tha ai me shaka.

Exit mobile version