Beteja për qytetin e Severodonjeckut është brutale dhe do të përcaktojë fatin e rajonit të Donbasit, tha presidenti ukrainas, teksa trupat ruse po sulmojnë këtë qytet duke synuar që ta kontrollojnë lindjen e Ukrainës.
Pasi dështoi që ta marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kiev, Kremlini tani po synon që ta “çlirojë” plotësisht rajonin lindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar me forcat ukrainase që nga viti 2014.
Rreth një e treta e Donbasit ka qenë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
“Kjo është një betejë shumë brutale, shumë e rëndë, ndoshta më e rënda përgjatë kësaj lufte”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi.
“Severodonjecku vazhdon të jetë epiqendra e luftimeve në Donbas… Gjerësisht, këtu po përcaktohet fati i Donbasit tonë”, shtoi ai.