Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të mbajë një fjalim virtual në samitin e NATO-s të liderëve botërorë, që po mbahet të enjten në Bruksel.
“Presidenti Zelensky është i ftuar të flasë në samitin e NATO-s përmes video-lidhjes”, tha një zyrtar i paidentifikuar i NATO-s për AFP-në, shkruan BBC.
“Kjo do të jetë një mundësi që liderët aleatë të dëgjojnë drejtpërdrejt nga presidenti Zelensky për situatën e rëndë, me të cilën po përballet populli i Ukrainës për shkak të agresionit të Rusisë”.
Zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nikiforov, tha për “Interfax Ukraine” se presidenti do të ketë video-lidhje gjatë konferencës, por se detajet tjera janë ende duke u përpunuar.
“Ukraina do të marrë pjesë aktive në të. Të paktën do të jetë adresa e presidentit. Më së shumti – pjesëmarrje e plotë, natyrisht, në format video.”
“Formati i pjesëmarrjes do të dihet në ditët në vijim”, tha ai.