Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka, i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi që ky i fundit komentoi protestën e veteranëve duke thënë se shumica prej tyre ishin militantë të AAK-së dhe PDK-së.
Blaka ka thënë se ministri Sveçla në vend se të komentojë veteranët, duhet të përgjigjet se si e punësoi motrën e tij në Ministrinë e Bujqësisë.
Ai ka thënë se shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po ndihen të tradhtuar, për shkak se u lanë anash e nuk u punësuan askund.
Shkrimi i plotë:
Edhe ministri Sveçla paska gjet kohë me ju bashkëngjit “korit gazmor” për çështjen e Veteranëve. E hala nuk është përgjigj se si e punësoi motrën në Ministrinë e Bujqësisë, përderisa qindra aktivistë të VV-së po ndjehen të tradhtuar, se u lanë anash e nuk u punësuan askund.