Home Ballina Zëdhënësi i AAK-së, Ferajt: Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në

Zëdhënësi i AAK-së, Ferajt: Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në

0
Zëdhënësi i AAK-së, Ferajt: Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Feraj.

Blaka ka deklaruar se “Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta”.

“Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë”, ka shkruar Blaka.

Zëdhënësi i AAK-së ka ripërsëritur pyetjen se “sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një”, është përgjigjur vet ai.

Postimi i plotë i Blakës:

Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta.
Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë.
Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë.
Sa i përket të burgosurve, prapë e shtrojmë pyetjen: sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një.
Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare.

Exit mobile version