Rusia po planifikon fshehurazi të konfiskojë ushqimet nga zonat e luftës për të forcuar raftet e saj të boshatisura pas sanksioneve perëndimore të cilat kanë shkaktuar mungesat e mëdha të nevojave themelore.
Sipas Daily Mail, plani u zbulua aksidentalisht nga një zëdhënës i Kremilini, i cili tha se Moska do të konfiskojë të korrat nga fermerët për të ndihmuar dyqanet në të gjithë Rusinë.
Ky plan i Putinit dot ë ngjallte tmerret e Holodomorit të Ukrainës, kur diktatori sovjetik Joseph Stalin vodhi ushqim. Uria e krijuar në vitet 1932-1933 vrau të paktën 4 milionë njerëz.
Politikani rajonal pro-Putin, Vladislav Zyryanov tha se Kremlini donte “të rriste vëllimin e furnizimeve për konsumatorët vendas rusë duke marrë ushqimit nga rajone të tjera jugore ukrainase që janë nën kontrollin e tij.
Zyryanov, i cili kryeson komitetin e bujqësisë në asamblenë rajonale të Krasnoyarsk në Siberi, e quajti masën “ekonomikisht të justifikuar, duke pasur parasysh tërheqjen e shumë furnizuesve të farërave dhe plehrave nga tregu rus”.
Ai sugjeroi se rajone të tjera anembanë Rusisë dot ë jenë në gjendjet ë zbatojnë me sukses politika të ngjashme për të adresuar problemet e furnizimit me ushqim të vendit.
Kjo është hera e parë që një zyrtar rus pranon hapur se Rusia dëshiron të vjedhë prodhimet e fermave të Ukrainës./abcnews.al/