Barcelona po synon të bëjë një tjetër goditje të madhe, kësaj radhe për fazën e mbrojtjes.
Skuadra ‘Blaugrana’ janë të interesuar të përforcojnë mbrojtjen dhe për këtë pozitë kanë shënjestruar gjermanin Antonio Rudiger.
Sipas raportimeve të Gerard Romero, Jordi Cruyff dhe Alemany janë takuar me agjentin e Rudiger gjatë javës së kaluar, transmeton lajmi.net.
Takimi është vlerësuar pozitivisht nga pala e lojtarit dhe sinjalet janë të mira për skuadrën e Barcës.
Klubi ka ofruar një kontratë që përfshinë kushte personale më të dobëta sesa ofertat e klubeve tjera, por duket se projekti sportiv është i pëlqyeshëm.