Home Sport Zbulohen bonuset e pabesueshme të besnikërisë nga kontrata e Mbappes me PSG

Zbulohen bonuset e pabesueshme të besnikërisë nga kontrata e Mbappes me PSG

0

Sulmuesi i Paris Saint-Germain jo vetëm që merr një pagë solide në klub, por mund të llogarisë edhe në bonuse mbresëlënëse.

Francezi fiton rreth 72 milionë euro në vit, çka e bën atë futbollistin më të paguar në botë për momentin.

Përveç kësaj, sipas Le Parisien, marrëveshja e sulmuesit 23-vjeçar përmban një klauzolë sipas së cilës bonuset e besnikërisë do të kreditohen në llogarinë e tij çdo vit: për shembull, nëse Mbappe nuk largohet nga Parisi në verën e 2023, klubi do t’i paguajë 70 milionë euro, pas një vitim 80 milionë, dhe nëse lojtari aktivizon klauzolën për të vazhduar kontratën deri në vitin 2025 90 milionë euro të tjera.

Exit mobile version