Home Lajme Zakharova thotë se situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të gjerë

Zakharova thotë se situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të gjerë

0

Zëdhënësia e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të një shkalle të gjerë.

Këto deklarata, Zakharova i ka bërë gjersa ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Përkeqësimi i ri që tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë”, ka thënë Zakharova, transmeton B92.

Gjatë ditës, pas një takimi, Kryeministri i Kosovës dhe Komandanti i KFOR-it, janë pajtuar që barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen së shpejti për ta mundësuar lirinë e lëvizjes.

Exit mobile version