Kryeministri Albin Kurti mbrëmë ka uruar Zvicrën pas fitores.
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.
Mirëpo, gazetari Astrit Gashi, ka ndarë në rrjetin social “Faceboook” postimin e kryeministrit duke i bërë, siç ka shkruar ai, një përmirësim.
” Përmirësim: “Zajdenica” nuk kalon z. Kryeministër! 🙂”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, Kurti dje ka deklaruar se nuk ka qëndrim të ri mbi Asociacionin e komunave serbe.