“Halloween” po duket edhe më bukur me rikrijimet e artistëve shqiptarë.
Zajmina Vasjari ka publikuar një set fotosh për Halloween, shkruan lajmi.net.
Ajo ka zgjedhur të jetë një sirenë.
Madje ajo zgjodhi të jetë sirena më e famshme, Ariel e filmave për fëmijë.
Ndërkohë që djalin e ka veshur si gaforrja Sebastin dhe Khloe veshur si sirena e vogël.
Duket se rolet janë përshtatur mjaft mirë përsa i përket veshjes dhe pamjes.