Ai e rifreskoi atë që kishte thënë para dy viteve, se “interesant dhe lajm është Zafa me u pa me violinë, e jo me u pa me armë në mal”.
“Unë natyrisht që kohën e lirë e kaloj me shokë dhe miq, pasion të veçantë e kam atë që më lidhet me jetën, pra, sporti i gjahtarisë, dhe ky sport i cili ndoshta dikujt po i bien në sy, por, ashtu siç e kam thënë edhe më herët, interesant dhe lajm është me e pa Zafën me violinë, e jo me armë në mal. Kjo është një storie e jetës së përditshme që e kaloj si qytetar bashkë me gjithë hallet dhe problemet që ka shoqëria jonë”, tha Berisha për arbreshinfo.