Andriy Yarmolenko ka folur për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2022 mes Ukrainës dhe Skocisë.
“Tani është e vështirë të mendosh për futbollin. Kam lexuar diku se duan të na japin një biletë për Botërorin. Unë mendoj se kjo është e gabuar. Ne kemi krahë, këmbë, një fushë futbolli. Ne duhet të vendosim gjithçka atje. Kushdo që është më i fortë e meriton të shkojë në Kupën e Botës”, tha mesfushori i West Ham.
Kujtojmë se FIFA e shtyu ndeshjen ndërmjet Ukrainës dhe Skocisë për në qershor me shpresën se lufta do pushojë.