Home Sport Xhudistët kryejnë me sukses përgatitjet në Slloveni

Xhudistët kryejnë me sukses përgatitjet në Slloveni

0
Xhudistët kryejnë me sukses përgatitjet në Slloveni

Xhudistët tanë kanë kryer me sukses përgatitjet në Podçetertek të Sllovenisë.

Në këtë kamp përgatitor përpos Kosovës, ishin edhe shtetet si Sllovenia, Polonia, Çekia, Bosnja dhe Hercegovina, shkruan lajmi.

Federata e xhudos ka njoftuar se garuesit që morën pjesë ishin: Nora Gjakova, Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Dardan Cena, Anes Veseli, Rios Kuka, Blin Kuka, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Dëbora Gjakova, Fatjona Kasapi, Muhamedin Veseli, Kukë Kuka.

Ndërkohë, të pranishëm ishin edhe trajneri Driton Kuka, bashkë me dy ndihmës trajnerët, si Majlinda Kelmendi dhe Fatos Kabaku.

Exit mobile version