Home Rozë Xhensila ndan videon më emocionuese të jetës, momentin kur mori Ajkën për herë të parë në krahë

Xhensila ndan videon më emocionuese të jetës, momentin kur mori Ajkën për herë të parë në krahë

0
Xhensila ndan videon më emocionuese të jetës, momentin kur mori Ajkën për herë të parë në krahë

Ajka Kallaku feston sot ditëlindjen dhe mbush 4 vjeç. Ishte babi Besi, i cili i bëri një urim special sapo akrepat shënuan 00:00, duke i emocionuar të gjithë.

Ndërkohë, pak më parë, mami Xhensila ka publikuar videon më prekëse, duke i emocionuar të gjithë. Këngëtarja ka ndarë në Instagram momentin kur ka marrë për herë të parë Ajkën pranë vetes në sallën e lindjes. E porsalindura vetëm qante, por kur stafi mjekësor e ka afruar te e ëma ka pushuar.

Këtë moment kaq magjik, Xhensila e ka shoqëruar me disa fjalë shumë të bukura dhe plot dashuri.

“Ora 11:50 \12 Korrik \2018

Momenti ku e ndjeva ekzistencen e Zotit si kurr me pare. E ndjej akoma aromen e Parajses qe solle tek une, e ngrohtesin tek faqja, qe me ngrohu zemren perjetesisht. Shtepi e shpirtit tim je ti

Tretem per ty.

Syt e mi, vena ime kryesore, ajri im.

Gezuar ditelindjen dashuri hyjnore. #AjkaQumeshtorja4Vjec”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.

Exit mobile version