Kryetari aktual i Obiliqit, Xhafer Gashi është zgjedhur të mërkurën kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në profilin e tij në Facebook, shkruan Scanner.
Xhafer Gashi në të kaluarën ka qenë pjesë e AAK-së, ndërsa në zgjedhjet lokale ka konkurruar për kryetar të Obiliqit si pjesë e një iniciative qytetare.
Postimi i plotë:
Sot, delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Obiliq, pas një procesi demokratik dhe transparent, e në prani të qindra qytetarëve të Obiliqit, zgjodhën me unanimitet të plotë për kryetar të Degës Xhafer Gashin, kryetarin aktual të komunës së Obiliqit.
Ky Kuvend i sotëm, i hapur ndaj qytetarëve, me pjesëmarrje masive të anëtarësisë në të gjitha nivelet organizative, tregon fuqinë politike të LDK-së; tregon organizimin tonë demokratik, zgjedhjen si mjet të vetëm vendimmarrës e kthimin e partisë tek anëtarësia jonë e gjërë.
Sonte takova dhe qytetarë të shumtë të Obiliqit. Intelektualë e profesionistë, veprimtarë të dalluar e të rinj të tjerë që shohin shtëpinë tonë politike si adresë të qartë e të sigurt të së ardhmes. Me ta, me ne, përpjekja jonë merr kuptim dhe më shumë.
Rruga përpara vazhdon. Do të mbajmë organizimin tonë partiak e politik tek anëtarësia, tek hapja e tek përbashkimi, si parakusht i lindjes së një lidhje të re me qytetarët tanë në çdo anë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158849728017759&id=505267758