Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e përkrah mendimin e presidentit të tij, Joan Laporta për rikthimin e Leo Messit.
Rikthimi i Messit te Barcelona ka qenë tema e diskutimit në lajmet e kësaj jave, teksa Xavi pranoi se kjo është një ide konkrete e drejtuesve të klubit, por që mund të vihet në zbatim vitin tjetër.
“Rikthimi i Messit është një ide dhe ndoshta më shumë, një plan i drejtuesve për verën e ardhshme. Do të ishte mirë të mos ishte larguar fare, megjithatë do të ishim shumë të kënaqur që të rikthehej sërish”, tha Xavi.
Leo Messi u largua nga Barca në vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare që asokohe kishin ‘Blaugrana’.
Ndërsa rikthimi i tij në ‘Camp Nou’ pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.