Shfaqja e modeles Winnie Harlow në ndeshjen e fundit të NBA ku luante ekipit i basketbollit Washington Wizards nuk mund të kalonte pa u vënë re.
Partnerja e basketbollistit, Kyle Kuzma, e cila ishte në krah të të dashurit të saj, u dallua nga turma për shkak të pamjes së saj ndërsa ishte ulur në publik për të parë ndeshjen.
Modelja e njohur ka publikuar një sërë fotosh dhe videosh në llogarinë e saj në Instagram nga ndeshja. Në një nga videot që ka ajo ka postuar, Kuzma shënon dy pikë dhe brohoret.
Nuk ka munguar edhe një flirt i hapur me partnerin e saj, ku ajo ka shkruar poshtë fotove: “Dikujt t’i thotë numrit 33 të më telefonojë”.
Numri 33 i referohet numrit të fanellës që mban basketbollisti. Sipas raportimeve, dyshja ishin ndarë por gjithçka tregon se ata janë sërish bashkë.