![Windows 11 mund të funksionojë në smartfonët Android Windows 11 mund të funksionojë në smartfonët Android](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/microsoft-windows-11-announcements-june-24-2021-cnet-064-730x410-1.jpg)
Microsoft ka një të kaluar deri diku të suksesshme me zhvillimin e sistemeve operative për pajisjet mobile. Por një zhvillues i vetëm ka arritur të instalojë Windows 11 në një pajisje Android 13 dhe nuk funksionon aq keq.
Raportuar nga Wccftech, një zhvillues i quajtur Danny Lin arriti të instalojë Windows 11 në një smartfon Pixel 6 përmes një makine virtuale.
Për ta provuar postoi disa foto në rrjetin social Twitter. Ai thotë se Windows 11 në Pixel 6 është e përdorshme.
Arritja e zhvilluesit është impresionuese, megjithatë nuk është diçka që mund ta bëjë përdorimin e Windows 11 në një smartfon Android një gjë normale.
Edhe vetë Microsoft është i interesuar që ta sjellë Windows 11 në platformat mobile. Së fundi u zbulua se Microsoft po punon për rikthimin e “Tablet Mode” që ka qenë në Windows 10.