Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur KFOR-in gënjeshtar dhe se sipas tij me Marrëveshjen e Brukselit në veri të Kosovës ekziston një Drejtori Veriore, pa miratimin e së cilës Policia e Kosovës nuk mund të hyjë në veriun e vendit.
“Lërini fëmijët e vegjël të luajnë pak, e të mendojnë se janë të fortë. Ne për hir të vetvetes e ruajmë paqen. Edhe ata nga KFOR-i ta shikojnë Marrëveshjen e Brukselit”, citohet nga mediat serbe të ketë thënë Vuçiq.
Ai i ka kundër-replikuar edhe ndaj deklaratave të emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit ka thënë se duhet të harrohet narrativa “Kosova është Serbi”.
Vuçiq ka thënë se si president i Serbisë nuk mund ta harrojë një gjë të tillë.
Ai ka thënë edhe se “në sirtarin e tij ka shtatë dokumente për tërheqjen e njohjes së Kosovës”.