Home Lajme Botë Vritet vajza e aleatit të Putinit, Ukraina mohon ‘të ketë gisht’

Vritet vajza e aleatit të Putinit, Ukraina mohon ‘të ketë gisht’

0
Vritet vajza e aleatit të Putinit, Ukraina mohon ‘të ketë gisht’

Darya Dugina, vajza e një aleati të presidentit Vladimir Putin, ishte vrarë sot gjatë ditës në një shpërthim me bombë në makinë jashtë Moskës.

Babai i saj Alexander Dugin, ka kërkuar prej kohësh bashkimin e territoreve rusishtfolëse dhe të tjera në një perandori të re të madhe ruse.

Ai dëshiron që perandoria të përfshijë Ukrainën, ku forcat ruse po kryejnë atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak”.

Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha se nëse gjurma e hetimit të vrasjes do të çonte në Ukrainë, atëherë kjo do të tregonte për një politikë të “terrorizmit shtetëror” që po ndiqet nga Kievi.

Por Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, mohoi se vendi i tij ishte i përfshirë në vrasje: “Ne nuk jemi një shtet kriminal, ndryshe nga Rusia, dhe definitivisht jo një shtet terrorist”.

Ai u duk se fajësoi luftërat e brendshme për pushtet midis “fraksioneve të ndryshme politike” në Rusi për sulmin.

Exit mobile version