Home Ballina Vrasja në Zllakuqan të Klinës, Gjykata e Pejës merr një vendim

Vrasja në Zllakuqan të Klinës, Gjykata e Pejës merr një vendim

0

Një të dyshuari për vrasjen e një personi, të premten në Zllakuqan të Klinës, Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Një person është vrarë të premten mbrëma në fshatin Zllakuqan të Klinës. Policia kishte arrestuar tre persona; njëri nga ta dyshohej se kreu vrasjen e dy të tjerët dyshohej se ishin përfshirë.

Gjykata e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit personit që dyshohet se është vrasësi.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja Tringa Zhuti.

“Një muaj është caktuar masa e paraburgimit për personin që dyshohet se ka kryer vrasjen. Kërkesa e Prokurorisë ka qenë kështu dhe Gjykata e ka miratua”, ka thënë ajo.

Exit mobile version