Një qytetar është gjobitur me 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe me tre muaj ndalim të vozitjes, për shkak se i njëjti është kapur nga policia duke vozitur 144 km/h në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 70 km/h, në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Njoftimi i plotë:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.