Home Ballina Von Cramon: Liberalizim të vizave për kosovarët nëse BE-ja do ta kthejë kredibilitetin

Von Cramon: Liberalizim të vizave për kosovarët nëse BE-ja do ta kthejë kredibilitetin

0

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet t’ua japë menjëherë liberalizimin e vizave kosovarëve.

Përmes një publikimi në Twitter, ajo tha se tani është koha, transmeton lajmi.net.

“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet t’u japë menjëherë liberalizimin e vonuar për qytetarët e Kosovës. Koha është tani. Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”, tha ajo

Exit mobile version