![Vlora Çitaku tregon se pse dihet shumë pak për jetën e saj private Vlora Çitaku tregon se pse dihet shumë pak për jetën e saj private](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/koperttina-1-780x439-1-750x375-1.jpg)
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ajo i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen kryesisht me jetën e saj profesionale, e shumë pak në ato për jetën e saj personale.
Nënkryetarja aktuale e Partisë Demokratike të Kosovës, tregoi se pse në gjithë këto vite e ka parë të arsyeshme të mos prononcohet mbi jetën e saj emotive.
“Sepse unë kam besuar gjithmonë që jeta private nuk është relevante për funksionin tim publik, njerëzit duhet të përqendrohen në punën që unë bëj e jo në jetën time private”, ka thënë Çitaku.
Por ajo u tregua edhe më diplomatike kur u pyet nëse ‘dihet pak sepse ka pak zhvillime apo sepse është hermetike’.
“Unë mundohem që jetën time private ta mbaj shumë larg syve të kamerave, por miqtë e mi sigurisht që e dinë dhe i dinë, mirëpo prapë po them që zhvillime edhe mund të ketë, por më mirë larg syrit të keq”, tha më tej Vlora.