Home Ballina Vlora Çitaku pas vizitës së krerëve të UÇK-së në Hagë: Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng

Vlora Çitaku pas vizitës së krerëve të UÇK-së në Hagë: Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng

0
Vlora Çitaku pas vizitës së krerëve të UÇK-së në Hagë: Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me shefin e GP të PDK-së, Abelard Tahirin, dhe ish-këshilltarin Bekim Çollaku, kanē vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot.

Sipas saj, ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.

Postimi i plotë:

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.

Megjithatë, edhe pas kësaj vizite te Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë.
Bashkë me Arlindën, Bekimin dhe Abelardin.

Exit mobile version