Home Lajme Vjosa Osmani vazhdon ta shfaq papjekurinë e saj, nuk poston asnjë fotografi me Edi Ramën

Vjosa Osmani vazhdon ta shfaq papjekurinë e saj, nuk poston asnjë fotografi me Edi Ramën

0
Vjosa Osmani vazhdon ta shfaq papjekurinë e saj, nuk poston asnjë fotografi me Edi Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duket se i kanë ftohur krejt raportet.

Osmani e Rama kanë qenë të dy në samitin inaugurues të Komitetit Politik Evropian, por kjo nuk është dokumentuar me një fotografi të përbashkët mes tyre.

Osmani pasi e sulmoi Ramën për fjalimin e tij goditës në OKB, sot nuk e publikoi asnjë fotografi me të.

Në asnjërën prej fotografive të postuara nga Osmani nuk duket kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ndërkaq, disa orë më vonë ka postuar edhe Rama, por të paktën ai e ka publikuar Osmanin në njërën prej fotografive.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara kërkoi njohje të Kosovës derisa Gjykatën Speciale e quajti si dështim monumental në nivel ndërkombëtar, që mban mbyllur ish-drejtuesit e shtetit të Kosovës pa prova.

Pas kësaj, Osmani çuditërisht akuzoi Kryeministrin e Shqipërisë se ai kinse po i arsyeton veprimet pro ruse të Serbisë. /Demokracia/

Exit mobile version