![“Vjosa Osmani po mundet me i publiku shpenzimet e presidentëve tjerë, Gërvalla të burrit të saj s`po mundet me i filtru” “Vjosa Osmani po mundet me i publiku shpenzimet e presidentëve tjerë, Gërvalla të burrit të saj s`po mundet me i filtru”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/auto_prindon1586342598.jpg)
Analisti Artan Behrami, ka reaguar lidhur me fshehjen e faturave të shpenzimeve të Prindon Sadriut nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Kryediplomatja Donika Gërvalla tha sot se nuk ia kanë ofruar faturat e shpenzimeve për derivate të Prindon Sadriut pasi që, sipas saj, nuk mund të ndahen shpenzimet vec e vec.
Sipas analisiti Behrami, Vjosa Osmani i ka publikuar shpenzimet e presidentëve tjerë madje, sipas tij, duke i manipuluar.
“Vjosa Osmani po mundet jo vetëm t’i publikojë shpenzimet e ish-presidentëve, por edhe t’i manipulojë ato. Ndërsa, shpenzimet e bashkëshortit të saj, diplomatit Prindon Sadriu, ministria e Gërvallës e paska të pamundur t’i “filtrojë” “, tha Behrami.
Deklarat e Gërvallës demantohet nga vetë inistucioni që e drejton. Ministria e Punëve të Jashtme, para një viti, siç edhe obligohet me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike i kishte ofruar Gazetës Insajderi, shpenzime për derivate për zyrtarët që ka kërkuar.
Por njësoj nuk veproi kur iu kërkuan shpenzimet e Prindon Sadriut. Për këtë madje u dënua nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, me dy gjoba e që në total i bie 13 mijë euro